Aktorja e roleve të humorit ka rrëfyer për revista BORDO për familjen e saj, karrierën në skenë, disa detaje për sezonin e ri në “Klanifornia”, pasioni për udhëtimet me bashkëshortin Eldon dhe djalin Desantin…
“Kur u them njerëzve se jam një aktore komedie, ata ma kthejnë; Nuk e ke seriozisht! Ndaj përpiqem t’u mbush mendjen, se nuk jam thjesht një aktore që bëj për të qeshur” – u shpreh aktorja amerikane Susan Sarandon gjatë një interviste, si për të treguar se gratë e bukura në filma apo teatër, nuk janë aty vetëm për pamjen, por edhe sepse kanë aftësi njësoj si burrat, madje më shumë se ata ndonjëherë për të bërë për të qeshur. Ky ndoshta nuk ka qenë një shqetësim për aktoren Delinda Disha, jo sepse ka një diplomë aktrimi, por sepse është ndër paktat artistë të brezit të saj, që ka arritur të gdhendë profilin e saj përmes roleve që sa herë i kujtojmë të bëjnë të qeshësh. Sepse në ekran u shfaq pikërisht me role humori, nga ato me kripë dhe piper, herë krah kolegëve më të vjetër në skenë, e më pas në role, ku sa herë përmendej emri i saj, e dijë se nën lëkurën e kujt personazhi do të shfaqej. Së fundmi në varietenë “Klanifornia” ajo ka konfirmuar sërish aftësitë e saj se në çfarëdo vendi qoftë, di të bëjë për vete publikun. Delinda sjell në këtë intervistë emocionet e të qenit nënë e bashkëshorte, pasionet që mbushin kohën e lirë, por jo vetëm.
Delinda si ishte eksperienca në sezonin e parë të Klanifornia?
Një sezon i ri plot kreativitet, punë dhe përgjegjësi me kolegë shumë të dashur dhe shumë pozitivë me të cilët po punoj për herë të parë në këtë program, por jo që nuk i njihja. Me pjesën më të madhe të aktorëve të “Klanifornia” njihem nga koha e studimeve në Akademi dhe projektet teatrore. Ndihem shumë e kënaqur për sezonin që lamë pas.
Cilat ishin disa nga momentet më të bukura për ju?
Momente të bukura puna ka përditë sepse është një profesion qe ka imagjinaten si promotorr, ndaj puna me karakteret dhe gjetjet na kënaqin, jo vetëm publikun gjatë shfaqjeve të cikat janë misioni ynë artistik, por edhe ne prapa kuintave apo kur jemi në procesin e provave. Situata ka plot, do të veçoja një: kur bën numrin e ashensorit, Juli si Pjetri, Visjani si Minioni dhe unë si Beti. U krijua një situatë aq e bukur, sa të treve na kapi e qeshura përnjëherësh. Sigurisht rrethana ishte e tillë sa nuk mund ti rezistonin dot batutës dhe mimikës së njëri-tjetrit.
Shumë aktorë identifikohen me rolet e tyre, por për ju cili është më i dashuri?
Rol i dashur ! S’di të them, sepse nuk veçoj dot asnjë. Mund të them që kisha shumë kritika pozitive për Betin dhe për deputeten e Korporates.
Shumë role marrin jetë nga ju, sepse i shkruani vete, a është pozitive kjo për një aktor?
Aktori është ekzekutues, por në momentin që ai ka dhe dorë edhe skenarin, kjo e kompleton si aktor dhe padyshim e bën të ketë një shkallë të lartë ekzekutimi. Për mua është një avantazh shumë i madh për këtë lloj formati, gjthsesi në “Klanifornia” ka edhe skenaristë të cilët punojnë me të gjithë aktorët. Dhe kur ndodh kimia midis aktorëve, numrit dhe skenaristit aty ke fitore të sigurtë.
Teatri apo Kinemaja, cila prej tyre të emocionon më shumë?
Sigurisht që tempulli i një aktori është teatri, por dhe kinematografia ka emoncionin e vet. Tek të dyja ndihem shumë mirë sepse e bëj profesionin me shumë pasion.
Keni imituar shumë politikanë, si I keni raportet me ta, e keni ndonjë miqësi?
Raporte shumë të mira dhe më vjen mirë që imitimet janë pritur me dashamirësi, sepse ka plot figura me inferioritet që bëhen keq dhe nuk e kuptojne që në fund të fundit është art, humor.
Për cfarë të motivon më shumë, ose kritikon bashkëshorti?
Përveçse më motivon është një krijues të cilit unë i besoj shumë në çdo gjë sepse ka një fantazi të shfrenuar, madje në shumë tekse Eldo është autori i tyre.
Kush merr vendimet në familjen tuaj?
Vendimet në familje nuk i kemi të ndarë me hierarki. Të dy marrim vendime, sigurisht edhe Dasantinit të vogël i dëgjohet fjala.
Delinda dasmën a e vendosët kur do ta bëni?
Për dasmën do ju them kur ta caktoj datën dhe vendin!
Kohën e lirë ku e kalon zakonisht, a keni pasione të cilat të mbajnë të mbërthyer?
Kohën më të madhe e kaloj me familjen. Pasioni im janë udhëtimet, fatmirësisht dhe Eldo po ashtu, kështu që udhëtojmë shpesh të tre. Kërcimi është një tjeter pasion të cilin e kam pasur që e vogël, por që nuk kam pasur kohë ta ndjek.
Si e keni raportin me paranë, për çfarë shpenzon më shumë?
Marrëdhënien me lekun e kam shumë të mirë. Rrethi im shoqëror që më njeh e di sa kavaliere jam.
Gjithnjë shfaqeni me një pamje të superkuruar, sa kohë i dedikoni këtij aspekti?
Nuk i privoj gjë vetes dhe familjes time, kuptohet brenda kornizave përpiqem që njerëzit që më rrethojnë si në familje dhe shoqëri të ndihen mirë me mua dhe me Eldon. Edhe në këtë pjesë jemi njësoj me Eldon.
Cila është mikesha apo miku më i ngushtë?
Miku im më i ngushtë është Eldo, ndërsa mikesha kam motrat e mia!
Nëse nuk do të ishit aktore, një profesion që ju pëlqen dhe besoni se keni talent?
Nuk e di çfarë profesioni tjetër mund të bëja, por nuk kam turp të punoj.
Intervistë e publikuar në revistën BORDO në numrin Janar-Shkurt 2020