Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 9 raste me Covid- 19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i të prekurve me koronavorus ka arritur në 51.
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Ratkacolli tha se 4 nga rastet e fundit janë nga ekipet mjekësore. Konkretisht 1 mjek dhe 3 infermierë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ratkacolli tha se orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor për COVID-19. Gjithësej nga Instituti i Shëndetit Publik, që nga nisja e epidemisë janë kryer 563 analiza.
“Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre:
20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente“,- tha zv/ministrja e Shëndetësisë.


11 VIP-at që janë infektuar me koronavirus










Horoskopi ditor, e dielë 15 mars 2020







