KreuStil Jetese

Bora Zemani flet për herë të parë për lidhjen me Donald Veshajn

Pasi i dha fund martesës më ish-bashkëshortin Dj Vin Veli, prezantuesja Bora Zemani është përfolur për një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj.

Lidhur me këtë çështje, prazantuesja e “Treshat” është pyetur në “Pop Culture” nga Dojna Mema në emisionin e kësaj të shtune.

Kjo e fundit e ka pyetur Borën pikërisht për raportin me aktorin dhe jetën e saj personale, të cilën ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, jam personazh publik, interesi publik të jetë per punën që bëj jo për jetën personale. Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj pjesën personale”,tha ajo duke shtuar se njerëzit që e njohin dhe që janë afër saj e dinë statusin civil e nëse janë të interesuar, e marrin vesh sepse ajo nuk fsheh asgjë.

Por prezantuesja e Top Channel ka këmbëngulur ta ngacmojë pak më shumë brunen dhe e ka pyetur specifikisht për raportin me Donaldin dhe Bora duke qeshur është përgjigjur:

Unë mbajta gjithë atë ligjeratë, njerëzit le të flasin unë do vazhdoj ta bej si të dua unë, me kë të dua unë, ti provoko sa të duash…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF