Një rrëfim rrënqethës mbi situatën tragjike që po kalon Italia nga numri i lartë i vdekjeve për shkak të koronavirusit vjen nga Taulant Kopliku.
Gazetari shqiptar i “Le iene” ka treguar dramën rrënqethëse referuar rrëfimeve të mjekëve në vendin fqinj se të moshuarit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit pa patur mundësi të japin përqafimin e fundit.
“Rrëfimet e orës së fundit të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve italiane janë shokuese dhe të mbushura me dhimbje. Ata tregojnë për të moshuar që vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa patur pranë asnjë të afërm për t’i dhënë përqafimin e fundit e duke kërkuar dëshpërimisht të shohin djemtë, vajzat dhe nipërit e tyre. Ata po vdesin në vetmi dhe po varrosen po ashtu në vetmi.
Sot u kapërcye numri 1000 viktima. Çdo fjalë më shumë është e tepërt”, shkruan Kopliku.





Koronavirus mbyll dyert e Broadway!




Horoskopi i ditës, 13 mars 2020



SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa




Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020



