Zaho Rama as që do t’ja dijë për angazhimet e babi Edit, sidomos në këto ditë izolimi kur i duhet të qëndrojë në shtëpi për shkak të virusit dhe për më tepër kur si rrallë herë i ati kryeministër nuk ka ikur në punë dhe po qëndron në shtëpi.
Vogëlushi i familjes kryeministrore nuk e di që babit i duhet të punojë nga shtëpia dhe disa komunikime me publikun i duhet t’i bëjë nga shtëpia. E duke dashur gjithë vëmendjen e të atit për vete i ndërhyn ppapritur dhe krejt natyralisht në video live-n që kryeministri ka realizuar mbrëmjen e së premtes.
Kryeministri Edi Rama teksa bisedonte, në sfond dëgjohej edhe djali i vogël Zaho që kërkonte vëmendjen babait të tij. Kryeministri i kërkon të ndalojë, ndërsa pas pak minutash Rama mbylli videon që po realizonte në Facebook.




Koronavirus mbyll dyert e Broadway!




Horoskopi i ditës, 13 mars 2020



SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet nga Europa




Horoskopi ditor, e enjte 12 mars 2020




