KreuStil Jetese

Nënë për herë të dytë, aktorja sjell në jetë një djalë

Jenna Dewan ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë, i pari me të fejuarin Steve Kazee.

Aktorja e dha lajmin e bukur në llogarinë e saj në Instagram pasditen e djeshme, duke shpërndarë një foto teksa mban në kraharor djalin e porsalindur.

Dhe ja kështu, zemrat tona shpërthyen deri në përjetësi e më tej.Mirëseerdhe në botë ëngjëll i vogël. Callum Michael Rebel Kazee 3/6/20”- shkruan aktorja.

Lindja e vogëlushit ka ndodhur më 6 Mars, ndërsa çifti ka vendosur ta quajë djalin Collum.

Vogëlushi ka edhe një motër 6-vjeçare të quajtur Everly, vajza e aktores me ish-bashkëshortin Channing Tatum.

Aktorja u fejua së fundmi me Kazee me të cilin nisi romancën në tetor të 2018-ës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF