KreuStil Jetese

URDHRI/ Nga lokalet te kinematë; Ja lista e vendeve që do të mbyllen prej koronavirusit

Për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 që ka prekur vendin, qeveria shqiptare pritet të ndërmarrë të tjera masa për të pezulluar punën dhe për të mbyllur ambjentet më të frekuentuara, që mund të bëhen shkak për shpërndarjen e koronavirusit.

Sipas një telegrami të siguruar nga dosja.al, nga Drejtori i Policisë së shtetit e i shpërndarë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe kërkohet të merren masa në gjithë vendin për moslejimin e zhvillimit të aktiviteteve publike ose jo publike si:

1- Lokale, pube, bilardo, e palestra

2- Aktivitete sportive e kulturore, konferenca, seminare

3- Moslejimin e grumbullimeve për ndeshjet sportive

4- Grumbullime si tubime, manifestime, parakalime etj

Sipas A2 nëse kjo do të ndodhë nga sot pritet të mbyllen në total 522 lokale dhe 21 disko e pub-e.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF