Marrëdhënia vjehrrë-nuse është një raport delikat por që ama shkakton gjithmonë debat dhe diskutime. Ndërkaq ka raste sikur marrëdhënia mes Neraës-mamasë së Ermal Fejzullahut dhe nuses Ariana, që na tregojnë se të tilla marrëdhënie mund të jenë shembull dhe për t’u duartrokitur.
Vjehrra e saj, i ka bërë Arianës për 8 Mars një urim që të prek dhe të mbush sytë me lot.
‘Urime 8 Marsi njeriut të zemrës, ty që të kam borxh gjithë jetën’ – shprehet Nera duke aluduar për mbesat dhe nipin, si dhuratat më të mira që ka në këtë jetë.”, shkruan bashkëshortja e artistit Sabri Fejzullahu.
Këto fjalë tregojnë më së miri se raporti mes tyre është për t’u pasur zili dhe se sa mirënjohje ka Nera për nusen e djalit dhe nënë e 4 nipërve e mbesave të saj.