KreuStil Jetese

Ronaldinho në pranga, ish-futbollisti akuzohet për…

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho është arrestuar në Paraguaj për shkak se akuzohet për përdorim të dokumentacionit të rremë.

Akuza ndaj ish-yllit të Barcelonës vjen për shkak se dyshohet se ai ka përdorur pasaportë të falsifikuar për të hyrë në Amerikën e Jugut.

39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002-shin, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto natën e së mërkurës, sipas Ministrisë së Brendshme të Paraguait.

Mediat vendase shkruajnë se në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinho dhe Roberto me kombësi paraguaneze. Ndërkohë kujtojmë se prej 208-ës, Ronaldinho është pa pasaportë braziliane për shkak të një shkeljeje të bërë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF