Vetëm pak ditë më parë, mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëkohësisht motra e yllit të muzikës Valbona Mema, është ndarë nga jeta.
Në moshë fare të re, ajo humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën luftonte prej kohësh, duke lënë pas edhe dy fëmijët e saj Xhesikën dhe djain Marko.
Artistja e re, ka gjetur forcën që të shkruar disa fjalë prekëse për të ëmën duke prekur zemrat e publikut.
“Mam…
Jeton në zemrat dhenë mendjet tona përjetë!
Je femra më e bukur dhe më e fortë që kam njohur në jetë!
Faleminderit që na rrite kaq mirë mua dhe Markon mam”
Kështu e ka nisur Xhesika dedikim për të ëmën e ndjerë duke vijuar më tej me falenderimet për figurën e gruas dhe femrës së fortë që ka përballuar çdo vështirësi.
“Faleminderit që më mësove ta dua veten dhe të tjerët, që më trashëgove forcën për të përballuar çdo vështirësi! Faleminderit që më rrite të bëhesha një femër e fortë dhe e pavarur! Faleminderit për të gjitha mama! Të dua në pafundësi!Unë buzëqesh sepse ti nuk doje të shihje asnjëherë lot në sytë e mi!”.













Marakeshi, mrekullia e quajtur “Qyteti i kuq”



Vdes Zyrtari iranian nga Coronavirus!

Rasti i parë me koronavirus konfirmohet në NYC!


Ballë për ballë: Monika Lubonja & Tea!
