Meshkujt që po provojnë për t’u bërë baba duhet të flenë para orës 22:30. Sipas studimeve burrat që shkojnë herët për të fjetur kanë cilësi shumë më të mirë sperme, sesa meshkujt që flenë vonë.
Mjekët morën në studim disa meshkuj dhe vunë re se ata burra që kanë fjetur para orës 22:30 kishin katër herë më shumë mundësi për të patur cilësi të mirë të spermatozoidëve,sesa meshkujt që fjetën më vonë se në orën 23:30.
Hans Jakob, professor në Universitetin Aarhus u shpreh se mungesa e orëve të gjumit shkakton stres tek meshkujt, e për rrjedhojë edhe një aktivitet seksual jo normal.
“Meshkujt që duan të krijojnë një familje, duhet të ndryshojnë patjetër mënyrën e tyre të jetesës dhe në vend që të shohin Netflix apo të çojnë emaile në orët e vona, bëjnë mirë të plotësojnë oraret e gjumit”; u shpreh doktor Raj Mathur, nga Universiteti i Manchester.












Marakeshi, mrekullia e quajtur “Qyteti i kuq”



Vdes Zyrtari iranian nga Coronavirus!

Rasti i parë me koronavirus konfirmohet në NYC!


Ballë për ballë: Monika Lubonja & Tea!

Horoskopi ditor, e Hënë 2 Mars 2020
