KreuStil Jetese

Gaz Paja drejt largimit nga “Portokalli”?! Deklarata e bujshme e aktorit nxit zërat e ikjes

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga fillimi i sezonit të ri të spektaklit të humorit “Portokali”, Gaz Paja ka bërë një deklaratë të bujshme që ka nxitur zërat e largimit.

Në intervistën e dhënë së fundmi për emisionin e ri “Motor Plus”, që transmetohet të dielën në Vizion Plus, aktori është pyetur ndër të tjera edhe për vijimësinë e angazhimit të tij në shoë-n e humorit, ndonëse tashmë në vitin e 13-të.

Por përgjigjia e 41-vjeçarit duket se ka bërë bujë në media për shkak se ai nuk përjashton mundësinë e largimit nga “Portokalli”.

Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në “Portokalli” por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo.”, tha Paja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF