KreuStil Jetese

Fare thjesht; ja si ta përgatisni vetë në shtëpi dezinfektantin e duarve!

Ndërsa Koronavirus po përhapet në të gjithë Europën, ajo çfarë këshllojnë specialsistët përveç ruajtjes së qetësisë është larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe përdorimi i dezinfektantëve.

Duket se dezinfektantët luajnë një rol tejet të rëndësishëm në vrasjen e virusëve në përgjithësi dhe ndonëse  OBSH sqaron se ende nuk është provuar nëse ky solucion e vret edhe koronavirusin, përdorimi gjithsesi është mëse i këshillueshëm.

Në Shqipëri këto ditë është parë një mungesë në masë e dezinfektantëve nëpër farmaci ndaj më poshtë ju sjellim një ‘recetë’ se si mund të përgatisni fare thjesht vetë në shtëpi këtë solucion:

Ju duhet alkool etilik, glicerinë dhe peroksid hidrogjeni i holluar  me ujë të distiluar, ose thënë thjeshtë me ujë të zier.

Për të përgatitur dhjetë litra dezinfektues, duhet të përdoren rreth 8.3 litra 96% alkool etilik, 420 mililitra me peroksid hidrogjeni 3% dhe 145 mililitra glicerinë 98%, dhe një litër e gjysmë ujë i distiluar. Mund t’i përzieni me një lugë metali, druri apo plastike, në një enë qelqi.

Ju sapo përgatitët një dezinfektant duarsh njësoj si ai në farmaci.