Florian Kondi nëse do të ishte ende në jetëm sot do të festonte ditëlindjen e tij të 41-të.
I njohur nga të gjithë si Dr.Flori, artisti humbi jetën në nëntor të 2014-ës duke lënë një boshllëk të madh te njerëzit që e njohën dhe adhuruesit e muzikës së tij.
Një ndër miqtë që nuk e harron asnjëherë dhe gjithmonë e kujton me mall është Landi Hysi, pjesë e grupit të njohur Ëest Side Family. Këtë ka bërë edhe sot, kur në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto të mikut të vjetër duke e shoqëruar atë me shkrimin e datëlindjes së artistit të ndjerë.
Kaq ka mjaftuar për të rikthyer në vëmendje edhe njëherë Dr.Florin i cili do të mbahet mend gjatë nga fansat për tekstet e veçanta dhe mesazhet që përcillte përmes tyre në këngët e tij.



















