KreuStil Jetese

Lidhja e Dafinës dhe Dj bëhet familjare; Ja si e kalojnë të dielën

Pak ditë më parë Dafina Zeqiri dhe Dj i saj personal, Dj  Geek konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë. Por duket se gjërat mes dyshes kanë ecur me hapa të shpejtë dhe romanca e tyre tashmë ka kaluar në një tjetër nivel.

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja na ka treguar se ka kaluar të dielën në shoqërinë e familjes së saj, nënës dhe motrës dhe së bashku me to ka qenë edhe i dashuri i yllit të “Vuj Vuj Vuj”.

“E diela e familjes”, ka shkruar Duffye në videon ku partneri shihet duke ecur në krah të vjehrrës së tij ndërsa Dafina pranë të motrës Tringës.

Dj Geek nuk është i panjohur në familjen e artistes, për shkak se ai prej vitesh është pjesë e grupit me të cilin punon Dafina.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF