KreuStil Jetese

Përse janë fiksuar të gjithë me këmishat e reja të Burberry-t!

Shefi kreativ i Burberry-t, Riccardo Tisci prezantoi koleksionin e tij të vjeshtës 2020 përpara 800 të ftuarve në Kensington Olympia në Londër. Cate Blanchett, FKA Twigs, Hunter Schafer, Odell Beckham Jr, dhe Naomi Campbell ishin disa nga spektatorët e famshëm në shfaqje. Së bashku, ata panë me kërshëri krijimet e  Tisci që pasqyruan vitet e para të karrierës së tij si stilist. Veshjet i referoheshin vendeve që ai vizitoi, nga Londra deri në Indi, njerëzit që takoi dhe muzika që e shoqëroi në hapat e vet të parë. Ata që prisnin krijime klasike të stilit të  Burberry-t, u befasuan, sidomos nga këmishat e pazakonta por mjaft interesante të propozuara në këtë pasarelë, mes shumë krijimesh të tjera “glamour“.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF