George dhe Amal Clooney kanë ndjerë efektet e stuhisë “Dennis” që ka prekur Britaninë e Madhe pasi rezidenca e tyre prej 12 milionë paundësh është zhytyr nën ujë.
Çifti zotëron një pronë pranë lumit Thames në Berkshire dhe fotot nga ajri tregojnë sesi fusha e tenisit, kopshti dhe veranda e shtëpisë së tyre verore është goditur nga përmbytja.
Çifti i famshëm e bleu shtëpinë luksoze në tetor të 2014-ës e që atëherë kanë bërë edhe rikonstruksione për të shtuar pishinën, një kinema private etj.
Prona është e vendosur në 4 hektarë tokë dhe është e rrethuar me pemë dhe kopshte të gjera që e lejojnë çiftin të kenë sa më shumë intimitet.
Prej disa ditësh një stuhi e rrezikshme me emrin “Denis” ka përfshirë Britaninë e Madhe. E konsideruar si një ndër stuhitë më të rrezikshme të 200 viteve të undit, “Dennis” ka shkaktuar prej ditësh përmbytje të mëdha dhe dëme të shumta materiale.




Parashikimi i Horoskopit, datë 21 shkurt 2020




Pak para lindjes, fejohet aktorja e famshme!











Zara fillon shitjet online në Shqipëri
