Arbana Osmani po kalon momente të dhimbshme në familjen e saj. Pak minuta më parë autorja dhe prezantuesja e “Dua të të bëj të lutur” ka humbur gjyshen e saj.
Krahas një fotoje ku shihen të dyja të buzëqeshura, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”.
Gjyshja që e ka rritur prezantuesen e Top Channel nuk është e panjohur për publikun. Ajo dhe gjyshi kanë qenë pjesë e një surprize që stafi i ka përgatitur prezantueses në fund të sezonit të shkuar të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.
E gjendur e papërgatitur por e lumtur pafund dhe e përlotur nga ardhja e dy gjyshërve në studio Arbana asokohe i tha publikut:
“Gjyshërit, janë prindërit e mamit dhe dy njerëzit më të dashur për mua dhe jam shumë e lumtur dhe me fat që edhe sot 86 vjec i kam gjallë dhe i kam afër”.
E kur erdhi momenti për të folur për gjyshe Sanijën, mes emocionesh u shpreh:
“Nëse ka një pikë të dobët, një njeri që më bën të qaj sa e shoh, nuk ka nevojë të flas… unë sa herë shkoj te shtëpia e nënës që e takoj gjithmonë përlotem sepse është dashuria është dhembshuria është një lidhje e jashtëzakonshme që unë kam me këtë njeri që më ka mësuar të eci, se si të mbaj lugën, si të gatuaj…”
“Kur linde ti, ra dielli dhe hëna në shtëpinë tonë se lindi një yll i bukur”, i tha gjyshja Arbanës duke merituar direkt duartrokitjet e publikut.

Parashikimi i Horoskopit, datë 21 shkurt 2020




Pak para lindjes, fejohet aktorja e famshme!











Zara fillon shitjet online në Shqipëri



