Ashley Graham është konsideruar si modelja ‘që theu tabunë’ për shkak të formave të saj të kolme. Përmasat trupore nuk e penguan brunen të bëhej një ndër më të lakmuarat e më të veçanta në pasarelë.
32-vjeçarja u bë nënë për herë të parë një muaj më parë dhe ka vendosur që të jetë ‘pa filtra’ dhe e vërtetë kur vjen puna te ndryshimet që ka pësuar trupi i saj pas lindjes së djalit dhe për të treguar jetën e vërtetë të një nëne të re.
Në një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga mbi 10.3 milionë njerëz, Graham ka treguar barkun e saj me strija dhe kilogramët e mbetur nga shtatzënia.
“Unë e njëjta, disa histori të reja”, e komentoi modelja foton në fjalë duke rrëmbyer mijëra komplimente dhe përkrahje.
Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj 31-vjeçari Justin Ervin mirëpritën në jetë djalin e tyre Isaac në 18 Janar pas një lidhjeje disavjeçare.



















Parashikimi i Horoskopit, datë 13 shkurt 2020
