Enrique Iglesias dhe tenistja Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të tretë. Dyshja që ka zgjedhur ta jetojë jetën personale larg vëmendjes publike kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre në 30 janar të 2020-ës.
44-vjeçari ka publikuar edhe foton e parë në rrjetet sociale, duke mbajtur vogëlushen e porsalindur në duar e duke shkruar: “Dielli im” dhe datën e lindjes së vajzës.
Të tjera grimca lumturie ka ndarë me fansat edhe tenistja e njohur me dy foto të tjera që janë shkrepur pak minuta pasi e vogla ka ardhur në jetë.
Kujojmë se Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë gjithashtu prindër edhe të binjakëve Lucy dhe Nicholas.
Lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së artistit e zbuloi më herët vëllai i Iglesias në një intervistë të dhënë pak ditë më parë.







Parashikimi i Horoskopit, datë 13 shkurt 2020

Veshjet perfekte për Shën Valentin!!!











