KreuStil Jetese

Përse mungoi Angelina në ceremoninë e cmimeve Oskar?

Një prej emrave të rëndësishëm që munguan në ceremoninë e shumëpritur të cmimeve Oskar, ishte Angelina Jolie, ish bashkëshortja e Brad Pitt. Aktorja këtë sezon, nuk ka nderuar me praninë e saj asnjë event të rëndësishëm nga industria e argëtimit.

Edhe pse filmi i ri i saj, ”Maleficent 2”, mori nominim në cmimet oskar 2020 për makiazhin më të mirë, ajo vetë nuk u duk gjëkundi, në një kohë kur ish-i i vet, Pitt ishte nominuar, dhe në fund fitoi, cmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor.

Për herë të fundit, Angelina është parë në mbrëmjen me të rëndësishme të kinematografisë në 2014-tën, kur shoqërohej nga Brad, që asokohe ishte ende i shoqi i saj.

Së fundi, Angie ka qenë e zënë me xhirimin e filmit të Marvel ”The Eternals”, në Londër. Duke qenë se nuk pati asnjë nominim personal dhe në një mbrëmje ku drita e prozhektorëve ishte fokusuar me forcë tek ish bashkëshorti, nuk është cudi që aktorja e famshme zgjodhi të rrinte larg.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF