Cristiano Ronaldo ka festuar dje 35 vjetorin e ditëlindjen dhe është përballur me një suprizë të veçantë.
Futbollisti i famshëm ka mbetur pa fjalë kur ka parë dhuratën marramëndëse që e priste jashtë restorantit ku ka darkuar me partneren, djalin e madh dhe disa miq të tij.
Përveçse një tufe gjigande me trëndafila të bardhë, Georgina i ka dhuruar sportistit një makinë Mercedez Benz në ngjyrë të zezë që kap vlerën embi 110 mijë paundëve.
“Gëzuar mashkullit të jetës time! Sa kënaqësi ta transmetojmë dashurinë tonë në dhuratën tënde”, shkruan Georgina krahas videos ku shihet Ronaldo që i drejtohet makinës së zbukuruar me një fjongo të kuqe.



















