Robert Pattinson është shpallur nga shkenca si mashkulli më i bukur në botë.
Meritë për këtë është fytyra e aktorit të njohur që është konsideruar perfekte.
Sipas kirurgit estetik Dr. Julian De Silva, Pattinson ka përmasat perfekte të fytyrës. Ai e mbështet këtë përcaktim në shkencën e “Golden Ratio Phi”, sipas së cilës aktori është 92.15% perfekt.
Në këtë klasifikim special Pattinson ka përqindjen më të lartë të perfeksionit me (92,15%), më pas vijnë Henry Cavill dhe Bradley Cooper të dy me të njëjtën përqindje (91.08%). Brad Pitt (90.51%), George Clooney (89,91%), Hugh Jackman (89,64), David Beckham (88,96%), Idris Elba (88,01%), Kanye Ëest (87,94%) e Ryan Gosling (87,48%). Gjithashtu kujtojmë se me anë të kesaj shkence, u përzgjodh dhe femra më e bukur në botë modelja Bella Hadid.



















