Prej pak kohësh Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi janë bërë pjesë e portaleve të cilat shkruajnë se dyshja i ka dhënë fund martesës.
Prindërit e një djali 3-vjeçar, nuk kanë reaguar lidhur me këto lajme ndërsa detaje që janë pikasur në rrjetet e tyre sociale kanë bërë që zërat e ndarjes të përforcohen edhe më.
Më i fundit veprim, është një thënie që këngëtarja ka postuar vetëm pak minuta më parë në Instagramin e saj, shprehje e cila është ‘përkthyer’ nga media si një dedikim kundrejt partnerit të saj, Patrisit.
“Duket se vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, shkruan ylli i “Fortuna”.
Tuna ka hequr nga biografia e saj në Instagram edhe mbiemrin “Berisha” duke nxitur thashethemet se lidhja 4-vjeçare ka përfunduar.



















