KreuStil Jetese

Çmimet BAFTA 2020; Me një kod special veshjesh; shihni VIP-at në Tapetin e Kuq

Mbrëmë, yjet e Hollywood zbritën në Royal Albert Hall në Londër për ceremoninë e ndarjes së çmcimeve të Akademisë britanike, e njohur ndryshe si BAFTA. Ceremonia e këtij viti, që shënon edhe edicionin e 73-radhazi është prezantuar për herë të parë nga britaniku Graham Norton.

Presidenti i BAFTA-s, Princi Williams ishte i pranishëm në ceremoninë e këtij viti së bashku me bashkëshorten, Kate Middleton, ndërsa emra të njohur të kinematografisë qenë gjithashtu të pranishëm.

Siç ndodh çdo vit, tapeti i kuq i BAFTA-s ka të pranishëm edhe shumë figura të njohuar të botës së modës, por në edicionin e vitit 2020, të pranishmëve u është kërkuar të ndjekin një kod shumë special veshjeje. Këtë vit, VIP-ave u është kërkuar të riveshin diçka që e kanë në garderobë në vend që të blejnë një veshje të re posaçërisht për ceremoninë!

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF