Xheraldina, nëna e këngëtarit Ledri Vula feston sot ditëlindjen e saj. Artisti, djali i vetëm i gazetares së njohur nga Kosova ka zgjedhur t’i bëjë një urim publik mamasë duke e quajtur atë frymëzim.
“Ti më ke frymëzuar mua gjatë gjithë jetës. Unë mund të jem gjithçka nëse të kam në krahë ty! Gëzuar ditëlindjen nin”, shkruan Ledri.
Nuk është hera e parë që reperi i dedikon fjalë të ëmbla mamasë së tij. Ledri dhe Xheri (siç e thërrasin miqtë) kanë një marrëdhënie shumë speciale me njëri-tjetrin dhe janë shumë të lidhur bashkë.
Ledri Vula është djali i vetëm i prezantueses kosovare dhe producentit Agron Vula.