KreuStil Jetese

Fustanet më të mira të pranverës 2020 qenkan për cdo rast e për cdo buxhet!!!

Epo, një gjë nga gjërat që na bën ta duam më shumë pranverën është fakti që do të veshim përsëri fustane më të lehta ( pa u ftohur). Pas gjithë kësaj kohe, te fshehura nën pulovra dhe geta të trasha, dielli pranveror më në fund do t`i shohë përsëri krahët e këmbët tona. Këtë ndjesi e bëjnë edhe më të këndshme modelet e bukura, praktike dhe të rehatshme të fustaneve që do të jetë shumë “in“ këtë sezon. Duke filluar nga fustani I xhinsit, ai me mënga të fryra e kurriz ta hapur nga Cecilie Bahnsen, fustani ylber, ai I shkurtër dhe I thjeshtë Kate Spade e deri tek fustani 79 dollarësh me pika nga Lost Ink apo ai në stil japonez, janë të gjithë një gërshetim I modernes me praktikes dhe na pëlqejnë shumë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF