KreuStil Jetese

Humbi jetën tragjikisht me të bijën, Kobe Bryant mund të vinte në Tiranë në maj

Të dielën e 26 janarit, legjenda e basketbollit Kobe Bryant u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti me helikopterin e tij privat ku udhëtonte me të bijën dhe 7 persona të tjerë.

Por nëse tragjedia nuk do të kishte ndodhur, basketbollisti i njohur me shumë gjasa do të vinte në Tiranë në muajin maj dhe këtë e ka zbuluar në emisionin “Procesi Spportiv”, ish-basketbollisti Gazmend Caci.

Sipas Caci-t, prej pak kohësh po bëheshin tentativa për të sjellë legjendën e basketbollit në Tiranë në nder të një aktiviteti që lidhej me fëmijët.

“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur, por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Këtë model ne e kemi marrë dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri.

Kemi arritur të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjigand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll.

Kishim marrë përgjigje pozitive dhe prisnim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria”– tha Caci në emision.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF