KreuStil Jetese

Ndodh çudia! Arian Çani fton të bijën në emision dhe nuk i mban dot emocionet!

Diçka e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë”.

Prezantuesi Arian Çani, i njohur për një jetë private tejet të rezervuar dhe si një personazh që gjithmonë e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike familjen e tij, papritur fton në studio vajzën e tij Joanën.

Joana ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina dhe ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.

Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket?  Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Ç’jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.

Joana Çani: Familje…

Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF