KreuStil Jetese

Pamela Anderson martohet për herë të pestë; rikthehet te dashuria e rinisë!

Disa dekada pas lidhjes së tyre, Pamela Anderson dhe Jon Peter tashmë janë burrë e grua.

Pamela është martuar sërish, për herë të pestë. Ish-ylli i Baywatch pas një lidhje të shkurtër e të shpejtë me producentin e filmit Jon Peter ka vendosur të lidh kurorë, ndonëse të dy kanë pasur një romancë plot 30 vite më parë.

74-vjeçari dhe aktorja e njohur janë martuar në një ceremoni sekrete në Malibu larg vëmendjes së mediave.

Sipas mediave të huaja, 52-vjeçarja është rikthyer në krahët e ish-it të saj vitin e shkuar, pas ndarjes nga futbollisti Adil Rami.

Dyshja e mbajti rikthimin e tyre larg vorbullës mediatike, përpara se gjërat të bëheshin serioze dhe ata të lidhnin kurorë.

Vetë producenti i njohur në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se ndonëse përgjatë këtyre viteve ka pasur njohje dhe lidhje të tjera, “për 35 vite kam kërkuar vetëm Pamelën”.

“Ata e duan shumë njëri-tjetrin. Është një romancë e mahnitshme hollivudiane” ka thënë publicisti i Anderson të martën.

Kjo është martesa e pestë për të dy protagonistët, që kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin në vitet ’80.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF