KreuStil Jetese

Zbulohen stilistët e famshëm që do të veshin Alketa Vejsiun në Sanremo!

Alketa Vejsiu do të jetë në mesin e 10 prezantueseve të festivalit italian të këngës “Sanremo” që do të mbahet nga 4-8 shkurt.

Ditën e djeshme prezantuesja shqiptare ka udhëtuar drejt Romës për t’u takuar me pjesë të stafit si dhe për të bërë provat në atelien e stilistëve që janë përzgjedhur për t’a veshur atë në kompleticion.

“Kush mendoni qe do te jete stilisti italian qe do te realizoje njeren nga veshjet ne #sanremo2020?!”,– pyeti Alketa ndjekësit e saj disa orë më parë teksa ndodhej në atelien italiane.

 

 

Prove abitit #sanremo2020 Che onore indossare… Indoviniamo chi! —- Grazie al Fashion Editor Maria @maisaturday Grazie ❤️ ——— Kush mendoni qe do te jete stilisti italian qe do te realizoje njeren nga veshjet ne #sanremo2020?! Nuk mund ta besoj qe po me ndodh, por po ndodh! ——— Te shohim kush e gjen… Goca fustani ishte shshshsh i kendshem! Besoj do t’ju pelqeje dhe juve! Por kam vendosur qe fustani i dyte te jete nje Brand Shqiptar! E Duam Italine per gjithcka, por duam Shqiperine dhe Kosoven shume❤️❤️❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Tashmë është zbuluar se fustani i parë që do të veshë Alketa në festival është i krijuar nga stilistët e famshëm të shtëpisë së modës italiane “Dolce&Gabbana”.

Por pavarësisht fustanit Dolce që siç thotë edhe vetë është shumë i këndshëm, Vejsiu ka vendosur që fustani i dytë të jetë një Brand Shqiptar.

“E Duam Italine per gjithcka, por duam Shqiperine dhe Kosoven shume”, duke lënë ende të fshehtë emrin e stilistit nëse do të jetë Valdrin Sahiti me të cilin prezantuesja bashkëpunon prej kohësh e madje kanë edhe biznes të përbashkët apo nëse do të jetë atelie-ja e “Class by Alketa Vejsiu” dhe krijimet e stilistes së saj.

Kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim!

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF