Për të gjithë ndjekësit e serialit turk “Kuzgun” që transmetohet në Tv Klan kemi një lajm interesant. Ka qenë drejtori i informacionit të këtij televizioni, Albert Dumani i cili ka zbuluar se aktori kryesor Barış Arduç është me origjinë shqiptare.
Këtë pohim, Dumani e ka bërë në programin “Rudina” ku ka folur për serialin që ka nisur të trasnmetohet në Klan.
“Unë e kam dashuruar këtë serial që kur doli, që në projektet e tij sepse aktori kryesor Barış Arduç, që është me origjinë shqiptare, është një aktor shumë i mirë, po ashtu edhe drama është shumë interesante. Seriali bëri shumë bujë, prodhimi ka përfunduar në Turqi në Tetor”, ka thënë ai.
Dumani ka shtuar se në fakt origjinën e tij shqiptare aktori turk e ka pranuar edhe vetë sepse gjyshërit e tij janë shpërngulur në Zvicër.





Hana 1 muajshe; Mami Bruna nuk e fsheh lumturinë




Parashikimi i Horoskopit, datë 16 janar 2020









Parashikimi i Horoskopit, datë 15 janar 2020

