Pas pothuajse nëntë vitesh së bashku, këngëtarja dhe aktorja Vanessa Hudgens dhe aktori i “Once Upon a Time në Hollywood” kanë vendosur të t’i japin fund lidhjes së tyre të gjatë.
Do të ishte viti 2011, kur mediat pikasën romancën e re të Hudgens, një vit pas ndarjes nga Zac Efron, dhe që ajo kohë dyshja ka qenë e pandarë dhe kanë kaluar shumë momente të ëmbla së bashku përgjatë këtyre viteve.
Në muajt e fundit, megjithatë, duket sikur Hudgens, 31 vjeç dhe Butler, 28 vjeç, kanë kaluar momente jo shumë të mira në lidhjen e tyre.
Dyshimet për një ndarje mes tyre kanë ardhur, që pas festave të fundvitit që ata nuk i kaluan në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ajo që vihet re është se së fundmi në llogaritë e tyre në Instagram mungojnë edhe postimet e dedikimet e dashurisë, që kanë qenë të shpeshta.
Vanessa dhe Austin nuk kanë bërë ende një deklaratë për ndarjen e përfolur apo për shkaqet që i dhanë fund lidhjes që së shpejti do të celebronte një dekadë.


Parashikimi i Horoskopit, datë 15 janar 2020







5 nga vendet ‘më të mallkuara’ në botë





Parashikimi i Horoskopit, datë 14 janar 2020





