Artistja e njohur Sia, përpos imazhit të saj di të ruaj fare mirë larg vëmendjes së publikut edhe ndodhi të tjera të jetës së saj.
Këngëtarja australiane ka zbuluar se ajo ka adoptuar një djalë dhe rrëfimin e ka dhënë gjatë një interviste ku është folur për marrëdhënien me të dashurin e saj, Dj Diplo-n.
“Në pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë përpiqemi të mos bëjmë seks me njëri-tjetrn që të mos prishim marrëdhënien tonë të biznesit, sepse ai është super seksi. Këtë vit, i dërgova një mesazh e i thashë, ‘Hej, dëgjo, je një nga pesë njerëzit që më tërheq seksualisht dhe tashmë që kam vendosur të jem beqare për gjithë jetën dhe sapo adoptova një djalë, nuk kam kohë për një lidhje. Nëse je i interesuar për seks pa përkushtim, më shkruaj.”
Australiania 45-vjeçare i tha GQ-së se Dj Diplo është një ndër njerëzit më të ëmbël në botë, por edhe një ndër djemtë më të pasigurtë që ka njohur.
Sia nuk ka asnjë fëmijë biologjikë. Ajo ka qenë e martuar me kineastin Erik Anders nga 2014-ta deri në 2016-ën. Nga ana tjetër producenti muzikor, Dj Diplo ka dy vajza nga marrëdhënia me ish-partneren Kathlun Lockhart.



Parashikimi i Horoskopit, datë 14 janar 2020











Detox-i i dimrit! Ja si funksionon





