Në radhët e VIP-ave shqiptarë, ky vit i ri ka pasur si kryefjalë pushimet dhe destinacionet ekzotike. Shumë personazhe u arratisën nga vendi në fund të 2019-ës kryesisht në Dubai për të mirëpritur vitin e ri nën temperaturat e larta dhe rrezet e diellit e larg motit të ftohtë të vendit tonë.
Por nëse disa prej tyre u kthyen, dy familje VIP kanë nisur pushime. Prezantuesja Jona Spahiu dhe familja e këngëtarit Ermal Fejzullahu janë VIP-at e radhës që janë arratisur në Dubai dhe Maldive.
Jona së bashku me bashkëshortin dhe djalin e vogël Raiden ka zgjedhur një resort luksoz në Dubai për të nisur pushimet e këtij viti dhe prej nga andej ka nisur të pubikoj foto e video.
Pas ndalesës në Dubai Ermali, bashkëshortja Ariana dhe katër fëmijët e tyre (mes të cilëve edhe më e vogla Ana 3 muajshe) kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive për të pushuar në një nga vilat luksoze të resortit.