KreuStil Jetese

“La nam“; me keq në Golden Globes, u vesh Jennifer Lopez!!

Tapeti i kuq i Golden Globes merr thuajse po aq vëmendje sa edhe eventi vetë. Por këtë radhë pati një cudi: e veshura me keq, të paktën sipas reagimeve në rrjetet sociale ishte Jennifer Lopez. Lopez, që doli nga ceremonia pa cmim, ndonëse kishte pritshmëri të larta se interpretimi i saj tek Hustlers do të vlerësohej, është përballur dhe me talljet në Twitter.

Disa ndjekës e krahasuan fustanin e saj me një dhutarë Krishtlindjesh, duke vënë në lojë fjongot e tij gjigande jeshile dhe ngjyrë floriri. “ La nam”, thoshin një pjesë.

Talljeve nuk I shpëtuan sidiqoftë as Kate Blanchet, fustanin e të cilës e krahasuan me abazhurët, Reese Witherspoon me fustanin që sipas këtyre ndjekësve i dukej si pecetë, e po kështu, nuk është pëlqyer as veshja e Gwyneth Paltrow.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF