Soni Malaj ka vendosur të lëshoj pak zemrën dhe më në fund ka ndarë me publikun një foto me të dashurin e saj.
Artistja, e cila pas divorcit, gjeti dashurinë në krahët e Klevit- një djalë i panjohur për publikun- ka preferuar ta mbajë romancën e saj larg vëmendjes dhe sytë të publikut e mediave. Ato pak foto të dyshes në rrjet janë të shkrepura nga paparazët në eventet ku kanë qenë të pranishëm në kryeqytet.
Por ky fillim vit mesa duket ‘ka zbutur’ artisten e cila pak orë më parë ka postuar një foto me të fejuarin e saj dhe dy të dashuruarit e kombinuar me të zeza duken kaq bukur krah njëri-tjetrit.
Soni dhe Klevi prej 4 vitesh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, ndërsa kujtojmë se Soni ka edhe nje vajzë të quajtur Ana, nga martesa me ish-bashkëshortin balerin.