KreuStil Jetese

Për t’i mbyllur të gjitha, Ermal Mamaqi ka një mesazh të fundit për Besin

Ermal Mamaqi ka reaguar sërish pas deklaratës së bërë nga Bes Kallaku mbrëmjen e së dielës.

Producenti i “I love Tropoja” ka zgjedhur një foto të të dyve të shkrepur shumë vite më parë ku aktorët shihen të përqafuar për të vijuar më pas me fjalët:

“Po te sqaroj mik.

E vertete qe me njoftove per diçka te tille por jo tamam siç ishte komenti ironik per Filmin, per shitjet, per Kanen e Kamzen dhe mbi te gjitha nuk me the asgje per Ençen.

Nese ka qene diçka e pamenduar ose e nxitur nga moderatoret (qe ate pune kane), mund ta kishe hequr ne montazh meqe kjo eshte xhiruar para 2 javesh(te gjithe e dime si behet).

Dhe mbasi doli emisioni ne Tv dhe mbasi te gjithe mediat e interpetuan ne nje menyre te kundert ke dashur te transmetosh, prisja qe ti te beje nje sqarim dhe te mos i lije njerezit te perforçonin diçka qe nuk ishte e qellimshme.

Postove mesazhet me Ençen… Kur kerkon ndjese dmth qe ke bere diçka jokorrekte.

Dhe mendoj qe ndjesa per ENCEN duhet te ishte publike ashtu si ishte emisioni i Luanes dhe jo private e mbas reagimit te saj.Do ishte mire te flisje ti dhe ti sqaroje gjerat por meqe nuk e bere, une smund te rrija pa folur mbas gjithe lajmeve “Besi sulmon Ermalin”.

Nuk te thashe asgje te keqe, vetem sqarove ate qe ti ndoshta nuk ke dashur te thuash. Qe biznesi nuk eshte gje e keqe. Se edhe ti nuk e dhe per bamiresi filmin, dmth ke bere biznes.

Jam ne bordin e Fundjave Ndryshe qe ne diten e pare te themelimit te saj dhe jam pjese e ndihmave te vazhdueshme per familjet ne nevoje qe para 6 viteve dhe pa pasur termete. Po kjo nuk ka lidhje me kete bisede…

Uroj te mos vazhojme me me kete loje qe na sjell trishtim… se lam nom, u bom si rrepista ose parti politike ?

Mua me erdhi keq njesoj dhe aq shume sa do te te vinte ty nese une do beja te njejten gje per nje pune tenden ose ndonje aktore te filmit tend. Une prisja nga ty mbeshtetje dhe fjale te mira.

Ne duhet ta mbeshtesim njeri tjetrin dhe ta mbrojme nga “Profesionistet ziliqare” qe bejne filma qe i shohin vetem vete dhe na sulmojne me argumentin se ne nuk bejme Art,Komedi por bejme Biznes. Sepse ti po ben ate qe bej dhe une, Filmin e Pavarur. Ate qe i duhet publikut te Kinemase Shqiptare. Sa erdha nga Amerika, puna e pare shkova pashe filmin tend. Te kam mbeshtetur me shperndarje traileri, posteri dhe shume lajme ne Xing.al

Do vazhdoj te te mbeshtes gjithmone si mik i vjeter per punen tende. Ke nje zemer te mire dhe mendje te bukur prandaj mos e prish me momente dobesie ose batuta te momentit. Vleresoj dhe kenaqem per çdo arritjen tende profesionale dhe familjare.
Uroj sukses dhe Bekime Familjarisht.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF