KreuStil Jetese

Gazetarja shqiptare e sportit: “Nuk jam seksi, kam defekte”

Sabina Mete prej 3 vitesh raporton nga fusha e blertë dhe ëstë gazetare e njohur e sportit në RTSH.

Bukuroshja bjonde ka qenë e ftuara e Bieta Sulos në emisionin “Ftesë në 5” të enjten pasdite për të folur më shumë për veten dhe profesionin.

Ndonëse cilësohet si një ndër vajzat me bukuroshe të ekranit, edhe Sabina ka pranuar se ka komplekset e saj dhe nuk e ndjen veten fare seksi.

“Unë nuk jam seksi. Kam paraqitjen e jashtme, kam tiparet e rregullta por nuk e cilësoj veten te gocat seksi”, u shpreh Sabina.

E pyetur nga prezantuesja nëse ajo gjen ndonjë defekt tek vetja, gazetarja është përgjigjur se po. “Nuk jam elegante, kam komplekse me veten, por kam filluar ta pranoj veten.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF