Vetëm 5 ditë më parë gazetarja sportive Vilma Masha u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzën e saj Sea.
“Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin. Falë doktorit tim Arben Pepës dhe stafit të mrekullueshëm të @spitalihygeiatirane , që i falenderoj, të dyja jemi shumë mirë. ?19.12.2019.”
Ndonëse kur dha lajmin, Vilam preferoi që emrin e vogëlushes ta mbante të fshehtë, tashmë është mësuuar se ajo dhe bashkëshorti kanë vendosur që ta quajnë vajzën Sea.
Në një intervistë të fundit për “Who” gazetarja ka zbuluar edhe kuptimin e veçantë të emrit. “Vajza quhet Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm. Plus është emër që nuk mund të shkurtohet, pasi ne e kemi zakon që i shkurtojmë emrat. Emrin e pamë të dy, na pëlqeu dhe bashkëshorti insistoi më shumë. Lexuam dhe emra të tjerë por mbetëm te Sea“, është shprehur nëna e re.









8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë





Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019





