KreuStil Jetese

Prekëse! Në darkën familjare, Arbana na përloti me fjalët për të atin

Arbana Osmani ka organizuar një darkë të madhe për familjen dhe kushurinjtë e saj të afërt në prag të festave të fundvitit. Autorja e librit “Receta për 5 minuta” me rastin e daljes në treg dhe suksesit të librit ka zgjedhur të falenderojë të gjithë kushurinjtë dhe familajrët që e ndihmuan të realizojë gjithçka.

Por në fjalën falenderuese përpara familjarëve, prezantuesja e njohur ka ngjallur emocione të veçanta kur është ndalur të falenderojë dhe t’i bëjë një dedikim special për babain e saj.

“Në mënyrë të veçantë kjo darkë sot është për një njeri special që gjatë këtij viti kemi realizuar dy projekte shumë të rëndësishme: Një është shtëpia ime dhe 2. është libri im. Ai është shoku im më i mirë: babi”, dëgjohet të thotë Arbana duke emocionuar familjarët që kanë shpërthyer në brohorima e duartrokitje.

Sigurisht në këtë moment nuk ka munguar as krenaria e të atit, i cili troket gotat me vëllezërit e të afërmit që ka pranë.

Kujtojmë se Arbana ka një marrëdhënie shumë të veçantë me babain e saj, i cili është gjithashtu i njohur për publikun për shkak të profesionit. Ai quhet Demir Osmani dhe ka qenë drejtor i përgjithshëm i patentave, por ka shkruar edhe një pjesë të mirë të manualeve të drejtimit të automjeteve

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF