Pas largimit të Sofisë së fundit, balerinës Xheni Brahaj, Arian Çani ka mundur të gjej edhe asistenten e tij të re për “Zonë e Iirë”.
Në emisionin e kësaj të premte, drejtuesi ka njohur të ftuarit dhe publikun me bukuroshen brune e cila është një vajzë e panjohur e ekranit.
Sipas Çanit, “Sofia e re” është studente e mjekësisë në Milano dhe prej 1 viti është kthyer në Shqipëri. “Sophie e “Zonë e Lirë”, brune por shumë shpejt do bëhet bjonde. Është balerinë dhe studion për mjekësi në Milano. Këtë vit ka ardhur në Shqipëri, nuk e di se sa do rrijë me ne”, tha Çani gjatë prezantimit të Sophie-s.