Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tiij. 38-vjeçari është dashur të jetë larg familjes në 17 dhjetor për shkak të xhirimeve të filmit të rij të ri por as që ia ka marrë mendja se çfarë kishin planifikuar njerëzit e zemrës për të.
Bashkëshortja e aktorit Almeda së bashku me djalin e vogël Efehan dhe një pjesë të familjes kanë udhëtuar të gjithë drejt vendit ku po qëndron Tolgahan për ta surprizuar atë për ditëlindje.
“Kjo ishtë vizita më e bukur në set e jetës sime. Faleminderit shumë të gjithëve për urimet e ditëlindjes”, shkruan 38-vjeçari ndërsa mban në krah të birin e në foto shihen edhe prindërit e motra e aktorit si dhe familjarë të Almedës.
Tolgahan momentalisht po punon në serialin “Sampiyon” dhe ndaj ditëlindja e ka gjetur aktorin në sheshxhirim.