Anjeza Shahini u bë nënë 1 vit më parë duke sjellë në jetë vajzën e saj. Artistja dhe bashkëshorti i saj diplomat vendosën ta quajnë vajzën Tori dhe ky mes dhjetori ka qenë i gjithi i rezervuar për vogëlushen e cila krahas ditëlindjes edhe është pagëzuar.
Mami Anjeza, e cila ndan shpesh momente nga jeta me të voglën e saj në Londër, ka bërë edhe një dedikim të ëmbël për të bijën në Instagram. Duke na treguar pak më shumë portretin e princeshës së vogël, këngëtarja shkruan:
“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bëtë edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne.”
Por krahas urimit, në ditëlindjen e vogëlushes ajo që na tërhoqi vëmendjen e ku na mbetën më së shumti sytë ishte një detaj i veçantë. Artistja 32-vjeçare ishte kujdesur që në ditëlindjen e parë të Tori-t të ketë edhe copëza Shqipërie, nga atdheu i mamit. Në pemën ku qëndron varur mosha e të voglës, ylli i muzikës shqiptare ka zgjedhur që moshën ta shkruajë në gjuhën shqipe “1 vjeç”, një detaj ky për t’u vlerësuar.



















