Janë të rralla miqësitë në radhët e vajzave të showbiz-it shqiptar e në këtë grup duket se bëjnë pjesë edhe dy prezantueset: Arjola Shehu dhe Evi Reçi.
Ndonëse janë rivale në ekran, Evi në Vizion Plus dhe Arjola në Ora News, kjo nuk i pengon dy vajzat që të jenë shoqe të mira. Këtë e ka treguar vetë postimi i fundit në Instagramin e Arjolës e cila së bashku me Evin ka shiijuar ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania Stadium”.
A friend knows the song in my heart and sings it to me when my memory fails… ❤️ @evireci
“Një shoqe e di këngën në zemrën time dhe e këndon atë kur unë nuk mund ta kujtoj”, ka shkruar Arjola krah postimit më të fundit në rrjetet sociale. Në të nuk ka munguar as komenti i Evit e cila i ka treguar dashurinë duke komentuar disa emoji zemrash.



















