KreuStil Jetese

Forbes publikon listën; Kjo është ‘Gruaja më e fuqishme në botë”

Angela Merkel vazhdon të mbajë ende epitetitn e ‘gruas së hekurtë’. Kësaj here lajmet nuk lidhen e shëndetin e saj por me renditjen e Merkel në krye të listës së Forbes që rendit 100 gratë më të fuqishme të botës.

Emri i politikanes së njohur gjermane është i pranishme në këtë listë për të 14-tën herë, në historinë 16 vjeçare të listës që revista Forbes bën çdo vit, ndërsa ky emërim i jepet Merkel për herë të nëntë.

Pas Merkel në renditje qëndron Christine Lagarde drejtoresha e Bankës Qendrore Evropiane.

Në vendin e tretë është renditur Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

E katërta renditet Ursula Von Der Leyen presidente e Komisionit Europian.

Ndërsa e pesta është Mary Barra, CEO e General Motors

Këtë vit në listë janë emrat e 100 grave të famshme në 6 kategori: 31 në fushën e biznesit, 17 në teknologji, 12 në financë, 14 në media dhe argëtim, 22 në politikë dhe 4 në filantropi.

Së bashku gratë e kësaj liste kontrollojnë ose ndikojnë në më shumë se 2.3 trilion dollarë në të ardhura dhe mbikëqyrin afro 6.5 milion punonjës.

Për këtë renditje, Forbes ka si kriter matës: paratë, median, impaktin dhe sferën e influencës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF