Flokët, thuhet, janë gjithcka për fytyrën. Kur nuk ndihesh mirë me pamjen tënde, kjo mund të ta “helmojë“ ditën, dhe për shumë njerëz, kthehet në arsye irritimi. Një prerje e keqe, do të lërë pasoja për një periudhë jo të vogël, dhe ajo mund t`I ndodhë kujtdo. Si ta mbash nën kontroll gjendjen kur ulesh në karrigen e parukierit? Stilistët kanë disa këshilla.
It’s Officially Bang Season Y’all !! @theoliviarae and I say so! ✂️✂️✂️
E para, mos u lodhni me shpjegime, merrni foto me vete, ama përpiquni të gjeni atë që iu përshtatet me formën e fytyrës apo llojin tuaj të flokut. Sepse personi në foto mund të ketë karakteristika krejt të tjera.
Hiqni dorë nga zhargoni, mos përdorni shprehje teknike, tregojini shkurt dhe thjeshtë se cfarë dëshironi.
Kur vjen fjala tek vendimet e mëdha, bëjani të qartë se “Jo“ do të thotë “JO“.
Dhe kur gjeni një parukier të besuar, epo besojini vërtet, dhe merrjani parasysh këshillat.



















