Të kesh fansa të çmendur e të fiksuar është diçka që konsiderohet krejtësisht normale për një artist. Por ama që një fans që ‘gdhend’ në trup imazhin e këngëtares së preferuar kjo po që është diçka që ndodh rrallë.
E kjo i ka ndodhur artistes shqiptare Bebe Rexha! Një fans ka ‘gdhendur’ në krahun e tiij portretin e 30-vjeçares shqiptare duke e lënë edhe vetë artisten ‘me gojë hapur’ nga tatuazhi në fjalë.
Ylli i muzikës e ka publikuar foton e fansit me tatuazhin edhe në Instagramin e saj duke shkruar: “O Zot…Dedikimi i vërtetë”!



















