2019-ta ka pasur gjithçka brenda për Loredanën. Këngëtarja shqiptare që shijoi mëmësinë në fund të viti të shkuar, u bë pjesë e skandalit të mashtrimmit të një çift zvicerian, i dha fund martesës me partnerin Mozzik, fitoi çmmim në MTV Awards e të gjitha këto ngjarje kanë dhënë frytet në famën e saj në Zvicër.
Bjondja e suksesshme sipas revistës ‘Blick” është renditur në listën e personazheve zvicerianë më të kërkuar në Google për vitin 2019 duke u pozicionuar e dyta.
24-vjeçarja ka lënë pas në renditje edhe legjendën e tenisit, zvicerianin Roger Federer që është pozicionuar një vend më poshtë, i treti.



















