Vajza e Anjeza Shahinit, Tori festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të parë.
Artistja shqiptare dhe bashkëshorti i saj i huaj vendosën që në të njëjtën ditë të organizonin edhe ceremoninë e pagëzimit të vogëlushes, që siç tregoi vetë Anjeza veshi një fustan që ka shumë domethënie për familjen e bashkëshortit të saj.
“Të lumtur të ndajmë këtë moment special të familjes sonë me ju. Tori veshi një fustan pagëzimi që është veshur edhe nga anëtarët e familjes, duke përfshirë edhe babin e saj në ditën e tij të pagëzimit.“, shkroi Anjeza nën fotot e publikuara në Instagramin e saj.
Ndër të tjera, këngëtarja e njohur ka ndarë edhe disa imazhe të tjera të familjes duke na prezantuar kështu edhe vogëushen.